Ja arsyeja e çuditshme pse ndiheni të lodhur edhe pasi keni pirë kafe

Ja arsyeja e çuditshme pse ndiheni të lodhur edhe pasi keni pirë kafe

11:54, 12/01/2024

A ju ka ndodhur edhe juve? Të ndiheni pa energji, edhe pse keni marrë dozën e “bekuar” të kafesë së përditshme. Një video e fundit e mjekut Karan Raj e shpërndarë në TikTok tregon se kjo gjendje nuk është një iluzion, por fakt që mund t’u ndodh shumë njerëzve.

Nëse kafeina ju bën të ndiheni të lodhur, kjo mund të jetë për shkak të një “defekti” në përthithjen e shpejtë apo të ngadaltë të kafeinës nga trupi apo organizmi juaj.  CYP1A2, enzima për të cilën flet ai në video, është një enzimë metabolizuese që ndodhet në mëlçi. Njihen disa variante të kësaj enzime, disa prej tyre kanë ndikim në përthithjen e ilaçeve të ndryshme, e të tjera të kafeinës.

Në varësi të metabolizmit, mund të duhen nga dy deri në tetë orë për të marrë gjysmën e sasisë së kafeinës. Njerëzit me një mutacion në metabolizëm që e marrin kafeinën më shpejt, bëjnë që receptorët e kësaj enzime të mëlçisë të aktivizojnë receptorët që nxisin gjumin dhe kjo është arsyeja pse ndiheni më të lodhur, edhe pas kafesë.

Mjeku shton se nëse pini shumë kafe, trupi juaj thjesht riprogramon veten, duke çliruar edhe më shumë enzima të kësaj natyre, pra që nuk ju bëjnë atë “zgjimin” dhe energjinë magjike.

Pra, sa më e shpejtë që kjo enzimë e mëlçisë të aktivizohet pas kafesë, aq më pa energji do të ndiheni!

Duket kaq e padrejtë apo jo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco