Bakteret mikroskopike në fytyrë ndikojnë në plakjen e lëkurës

Bakteret mikroskopike në fytyrë ndikojnë në plakjen e lëkurës

19:28, 11/01/2024

Ndoshta nuk ju pëlqen ta mendoni, por lëkura gëlon nga triliona baktere të vogla, mikroskopike. Por përpara se të nisni të lani fytyrën me larës të ashpër, ndaloni. Këto baktere që janë mikrobioma e lëkurës, janë thelbësore për shëndetin e saj dhe mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes.

Një ekip kërkuesish kanë zbuluar një lidhje të mundshme midis llojit të mikroorganizmave në fytyrë dhe mënyrës si plaket, përfshirë edhe rrudhat që quhen “këmbë korbi”.

Shkencëtarët në University of California San Diego bashkëpunuan me L’Oréal për të analizuar të dhënat e grumbulluara gjatë 13 studimeve në 650 gra të moshave 18-70 vjeç.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se llojet e mikrobeve në lëkurën tonë ndryshojnë me moshën. Lëkura jonë gjithashtu ndryshon psikologjikisht me moshën, ne rrudhemi dhe ajo thahet. Por ka një ndryshim në paraqitjen e saj pasi disa njerëz duken më të rinj ose më të vjetër se sa bashkëmoshatarët.

Përmes metodave të avancuara statistikore, shkencëtarët ndanë mikrobet që lidhen me këto lloj shenjash plakjeje si rrudhat “këmbë  korbi” nga ato që kanë të bëjnë vetëm me moshën. Nga kjo, dolën dy rezultate.

Si fillim, ka një lidhje mes mikrobiomës së lëkurës dhe rrudhave në cepin e syrit që zakonisht shihen si një prej shenjave kyçe të plakjes.

Së dyti, ata gjetën një lidhje me efekte negative midis gamës së baktereve në lëkurë dhe humbjes së lagështirës, gjë që është gjithashtu e dëmshme.

Ekipi nuk e thotë dot me siguri se njëra shkaktohet nga tjetra, por këto rezultate nënkuptojnë risi në kërkimet e ardhshme për plakjen sepse mund të zhvillohen teknologji që ta ndihmojnë lëkurën të jetë më e shëndetshme dhe rinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco