Fëmijës 6-muajsh i ndryshohet ngjyra e syve pasi merr ilaçin anti-COVID

Fëmijës 6-muajsh i ndryshohet ngjyra e syve pasi merr ilaçin anti-COVID

07:20, 06/09/2023

Një djali 6-muajsh që iu dha një ilaç antiviral për trajtimin e COVID-19, pati një reagim të çuditshëm – sytë e tij kafe e errët u kthyen në një blu të ndezur.

Fëmijës nga Tajlanda iu dha favipiravir, një trajtim që përdoret për grip dhe Ebola, e që u përdor edhe si terapi për COVID në disa pjesë të Azisë dhe Evropës gjatë pandemisë, por që nuk u aprovua kurrë në SHBA.

 

Mjekët që e trajtuan fëmijën kanë thënë se ilaçi lëshoi një kimikat fluoreshent që u grumbullua në sytë e tij, shkroi DailyMail.

Sytë e djalit ndryshuan nuancën 18 orë pasi mori trajtimin, por u rikthyen në ngjyrën e tyre natyrale pesë ditë pas ndërprerjes së ilaçit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco