Përdorimi (dallimi) ndërmjet mbrojtësve mineralë dhe kimikë të diellit

Përdorimi (dallimi) ndërmjet mbrojtësve mineralë dhe kimikë të diellit

16:56, 20/08/2023

Neurologu, Blerim Mytfiu përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë ca informacione rreth kujdesit të lëkurës, shkruan Syri.net Kosova.

Myftiu teksa ka treguar dallimin mes mbrojtësve mineralë dhe kimikë të diellit.

Statusi i plotë:

Lëkura është organi më i madh i trupit tonë, prandaj ekspozohet një mori faktorëve që e rrezikojnë mirëqenien e saj. Në këtë kontekst, sidomos për stinën në të cilën ndodhemi dhe vendin ku mund të jemi - detin - peshë të madhe fiton dielli dhe rrezet e tij.
Për t'u mbrojtur nga efekti dëmtues i rrezeve të diellit, në përdorim janë mbrojtësit që mund të kenë përbërje minerale apo kimike.
Mbrojtësit mineralë përmbajnë oksid zinku apo dyoksid titaniumi. Pas aplikimit në lëkurë krijojnë një barrierë në sipërfaqe të saj që e pamundëson thithjen e rrezeve ultravjollcë, duke e pamundësuar depërtimin e tyre në lëkurë. Kremat e tilla janë më të trasha dhe mbesin në lëkurë duke e bërë lëkurën të duket e shtresuar në të bardhë.
Mbrojtësit kimikë janë të tejdukshëm, lejojnë absorbimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurë, por i shndërrojnë ato në nxehtësi para se të depërtojnë në të. Rrjedhimisht kremat apo sprejat kimikë kalojnë në qarkullimin e gjakut.
Rekomandohet përdorimi i cilitdo mbrojtësi rezistent në ujë dhe me faktor mbrojtës së paku 30, mirëpo në temperatura mbi 32 gradë dhe me lagështi të lartë, së paku për ca ditë pëlqehet përdorimi i atyre mineralë. Ngaqë mbrojtësit kimikë mund të humbasin aftësinë filtruese në temperatura të larta.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco