Moment historik mjekësor: Veshka e një derri funksionoi mbi një muaj në trupin e njeriut

Moment historik mjekësor: Veshka e një derri funksionoi mbi një muaj në trupin e njeriut

10:33, 17/08/2023

Kirurgët amerikanë kanë transplantuar veshkën e një derri te një njeriu i vdekur nga truri dhe për më shumë se një muaj ajo funksionoi normalisht – një hap kritik drejt një operacioni që ekipi i Nju Jorkut shpreson ta provojë përfundimisht te pacientët e gjallë.

Eksperimenti i fundit i shpallur të mërkurën nga NYU Langone Health shënon funksionin më të gjatë të veshkës së derrit tek një person, megjithëse i vdekur – dhe nuk ka mbaruar.

Studiuesit kanë vendosur të gjurmojnë performancën e veshkave për një muaj të dytë, shkruan Time.com

”A do të funksionojë vërtet ky organ si organi i njeriut? Deri më tani duket sikur është”, tha , për Associated Press, Dr. Robert Montgomery, drejtor i institutit të transplantit të NYU Langone.

”Duket edhe më mirë se një veshkë njeriu”, tha Montgomery më 14 korrik, teksa zëvendësoi veshkat e një njeriu të vdekur me një veshkë të vetme nga një derr i modifikuar gjenetikisht – dhe e pa që menjëherë të fillonte të prodhonte urinë, përcjell klankosova.tv

Mundësia që veshkat e derrit një ditë mund të ndihmojnë në lehtësimin e mungesës së madhe të organeve të transplantueshme, e bindi familjen e 57-vjeçarit Maurice “Mo” Miller nga veriu i Nju Jorkut që të dhuronte trupin e tij për eksperimentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco