Shkencëtarët po punojnë në përgatitjen e vaksinës për pandeminë e ardhshme

Shkencëtarët po punojnë në përgatitjen e vaksinës për pandeminë e ardhshme

08:23, 10/08/2023

Shkencëtarët po punojnë shumë për të zhvilluar një vaksinë të re kundër një pandemie të ardhshme të shkaktuar nga sëmundja misterioze X.

Rreth 200 shkencëtarë britanikë janë duke punuar shumë, për të bërë pikërisht këtë në kompleksin laboratorik Porton Doën në Ëiltshire, raportoi Sky News.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu është të sigurojmë që të përgatitemi në mënyrë që nëse kemi një sëmundje të re X, një patogjen të ri, ne kemi bërë sa më shumë nga ajo punë sa më parë të jetë e mundur”, tha për Sky Neës në një intervistë, kreu i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Dame Jenny. Harries.

Harries shpjegoi se, fillimisht kjo iniciativë u zhvillua për të luftuar COVID dhe variantet e tij të shumta. Megjithatë, ndryshimi i klimës dhe zhvendosjet e popullsisë kanë bërë më të mundshme një tjetër pandemi pas koronavirusit.

Shkencëtarët besojnë se Sëmundja X, pandemia tjetër hipotetike, mund të zhvillohet nga një mutacion i gripit, siç është lloji që çoi në pandeminë vdekjeprurëse të gripit spanjoll, e cila vrau 25 milionë njerëz në fillim të shekullit të 20-të.

Ata sugjeruan gjithashtu se mund të jetë për shkak të llojit të gripit që shkakton gripin e shpendëve. Megjithëse ky lloj virusi zakonisht përhapet vetëm midis kafshëve, një mutacion mund ta bëjë atë të përhapet te njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco