Varianti i ri i korona virusit që po përhapet në mbarë botën

Varianti i ri i korona virusit që po përhapet në mbarë botën

18:38, 09/08/2023

Një variant i ri i korona virusit i quajtur EG.5. tashmë po përhapet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithnjë e më shumë pacientë të shtruar në spital po vuajnë nga ky lloj i veçantë i COVID-19.

Në nivel kombëtar, EG.5 është përgjegjës për rreth 17 për qind të rasteve të reja me korona virus në vend.

EG mund të duket si një lloj virusi krejtësisht i ri, por nuk është-bëhet fjalë për llojin e familjes Omicron.

Ky lloj përhapet në mënyrë më graduale për dallim nga Omicroni, i cili kishte një shpejtësi të madhe të përhapjes.

Sipas CNN, ky mutacion është shfaqur edhe më parë në variante të tjera të korona virusit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë simptomash të reja sjell virusi, por shkencëtarët dhe mjekët janë më së shumti të shqetësuar me atë që ky lloj ‘trashëgoi’ shumë gjëra nga variantet e tjera.

Mutacioni 465, produkti i të cilit është EG.5, është i pranishëm në rreth 35 për qind të rasteve të korona virusit të raportuara në mbarë botën.

Jashtë SHBA-së, EG.5 po rritet me shpejtësi në Irlandë, Francë, Britani të Madhe, Japoni dhe Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundi e shtoi atë në listën e varianteve që duhet vëzhguar me kujdes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco