Mënyra më e mirë për ta mbrojtur shëndetin tuaj kardiovaskuar

Mënyra më e mirë për ta mbrojtur shëndetin tuaj kardiovaskuar

08:24, 09/08/2023

A duhet te flejmë më herët apo të qëndrojmë më gjatë zgjuar, se ne cilën kategori duhet të futemi tani ekziston një konsesus për këtë çeshtje.

Një botim i publikuar së fundmi në Gazetën Evropiane të Zemrës, synon që t’i jap fund debatit për kohën ideale të gjumit, duke u fokusuar jo në orët e gjumit që nevojiten ,por se në çfarë orari duhet fjetur.

Me mbi 10 mijë pjesëmarrës të anketuar në këtë studim gjatë një periudhe prej shtatë ditësh, shkencëtarët ekzaminuan lidhjen midis kohës së fillimit të gjumit dhe problemeve të zemrës.

Gjithsej 3172 raste janë raportuar gjatë një periudhe mesatare prej 5.7 vjetësh, me studiuesit që arritën në përfundimin se koha e fillimit të gjumit –  midis orës 22:00 dhe 22:59 ishte e lidhur me më pak raste të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sa më herët që të flini është  më mirë (edhe pse kjo nuk merr domosdoshmërisht parasysh ata që punojnë në ndërrime të natës, të cilët do të kenë modele shumë të ndryshme gjumi nga ata që bëjnë tradicionalisht nëntë deri në pesë orë), shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

Për sa i përket fokusit të kërkimit, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i rëndësishëm i vdekshmërisë në mbarë botën, përgjegjëse për 18.6 milionë vdekje në mbarë botën çdo vit.

Rreziku mund të rritet me presionin e lartë të gjakut, obezitetin dhe diabetin, me shëndetin e gjumit që sugjeron përgjithësisht shëndetin e përgjithshëm të një individi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco