Ulaj ndan disa këshilla profesionale rreth medikamenteve stabilizuesve të humorit

Ulaj ndan disa këshilla profesionale rreth medikamenteve stabilizuesve të humorit

15:52, 03/07/2023

Shkruan Jusul Ulaj:

Këshillë profesionale rreth medikamenteve (stabilizuesve të humorit).
Më rastis shpesh që pacientëve që iu përshkruaj unë apo kolegët tjerë psikiatër Convulex apo Lamotrigine, kur shkojnë në barnatore, shumica e “farmacistëve” apo punëtorëve qe gjinden aty i pyesin: A keni epilepsi?. 
Kjo mosdije e atij që shet barna, shkakton konfuzion dhe është e dëmshme për pacientin i cili edhe ashtu është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të crregullimit bipolar, depresionit, manisë apo dicka tjetër.
Medikamentet e cekura më lartë ordinohen të epilepsia por psikiatrit i japin si terapi ndihmëse për të stabilizuar humorin të rastet refraktare (rezistente) në kombinime të medikamenteve antidepresant dhe antipsikotikë për raste të caktuara bazuar në protokole dhe udhërrefyes. 
Përgjegjësinë për përshkrimin e një medikamenti e merr mjeku që rekomandon, farmacisti e kryen punën e vet për cka është i edukuar; ruajtjen adekuate te medikamentit, përcjellë datën e skadencës dhe sqarimin e ruajtjes dhe përdorimit të medikamentit ashtu si rekomandon mjeku!. Pyetjet rreth sëmundjes së pacientit, pyetjet paushalle nga mosdija, përzierja se “ti nuk dukesh kaq keq për këto doza dhe këtë medikament” dëmtojnë pacientin dhe ndonjëherë janë të rrezikshme edhe për jetën e tij meqënëse shkaktojnë huti dhe mosmarrje te medikamenteve. 
PS: Ndjesë farmacistëve që janë profesional dhe të përgjegjshëm për punën që bëjnë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco