Rreziku i goditjes në tru rritet me ngritjen e temperaturave

Rreziku i goditjes në tru rritet me ngritjen e temperaturave

15:42, 22/06/2023

Stresi, mënyra e jetesës jo të shëndetshme dhe shumë faktorë të tjerë mund të çojnë në sëmundje dhe gjendje të ndryshme, duke përfshirë goditjen në tru, simptomat e të cilës ndonjëherë mund të jenë shumë tinëzare.

Ekspertët theksojnë se me ardhjen e temperaturave të larta shtohen edhe rastet e infarktit dhe goditjes në tru.

Simptomat e goditjes në tru janë shumë karakteristike dhe prekin gjithmonë, ose më së shpeshti prekin njërën anë të trupit, pra fytyrën, krahët dhe këmbët.

Pra, nëse fytyra është e shtrembëruar nga njëra anë, nëse krahu nga njëra anë nuk mund të ngrihet ose të bjerë më shpejt se tjetri, nëse këmba është e dobët etj.

Natyrisht pengohet edhe ecja dhe nëse të folurit çrregullohet në ndonjë mënyrë, është pothuajse e sigurt se bëhet fjalë për goditje në tru.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco