Disa zakone ushqimore që ndihmojnë në zhdukjen e dhjamit nga mëlçia

Disa zakone ushqimore që ndihmojnë në zhdukjen e dhjamit nga mëlçia

15:13, 27/04/2023

Pirja e sasive të mëdha të alkoolit mund të çojë në grumbullimin e yndyrës në mëlçi dhe të shkaktojë mëlçi dhjamore alkoolike, ndërsa mëlçia yndyrore joalkoolike është për shkak të stilit të jetesës jo të shëndetshme, trajtimit mjekësor, obezitetit ose diabetit të tipit 2.

Stresi është një faktor shtesë që mund të rrisë shanset e akumulimit të yndyrës në mëlçi.

Andaj më poshtë i gjeni disa zakone që ndihmojnë në zhdukjen e dhjamit nga mëlçia.

50% e drekës dhe darkës suaj duhet të përbëhet nga perime

Kjo mund të përfshijë lloje dhe forma të shumta perimesh. Mund të bëni sallata, perime të gatuara, perime të skuqura dhe supë me perime.

Shtoni diçka të fermentuar çdo ditë

Ushqimet e fermentuara përmirësojnë tretjen e përgjithshme dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. Një mikrobiomë më e shëndetshme e zorrëve do të çojë gjithashtu në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e dëshirave për ushqim.

Filloni ditën me ujë të ngrohtë dhe lëngun e një gjysmë lime  

Lima përmban acide që stimulojnë lirimin e lëngjeve tretëse në stomak. Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon në shpërbërjen më të shpejtë të ushqimit. Gjithashtu, uji i ngrohtë lehtëson kapsllëkun dhe ndihmon në eliminimin e toksinave.

Hani më shumë fibra

Rritja e marrjes së fibrave përmirëson zorrët dhe redukton dëmtimin dhe inflamacionin e mëlçisë. Vaktet e pasura me fibra ndihmojnë gjithashtu në kontrollin e porcioneve, duke mbështetur kështu humbjen e shëndetshme të yndyrës.

Eliminoni ushqimet e pjekura

Ushqimet e pjekura si buka, biskotat, ëmbëlsirat, etj. shkaktojnë një rritje të mprehtë të niveleve të glukozës në gjak, duke çuar në rritjen e akumulimit të yndyrës në mëlçi.

Hani hudhër të papërpunuar

Hudhra përmban një përbërës të quajtur allicin që redukton inflamacionin në mëlçi. Ngrënia e rreth 1-3 gramë hudhër në ditë është e mrekullueshme.

Pini 2-3 litra ujë

Pirja e mjaftueshme e ujit ndihmon në largimin e toksinave. Kjo lehtëson tretjen dhe zvogëlon ngarkesën në mëlçi dhe veshka. Ju mund ta mbushni ujin me barishte ose çaj jeshil nëse nuk ju pëlqen uji i thjeshtë.

Hani më shumë fasule, zarzavate, fruta dhe arra

Këto grupe ushqimore janë të pasura me fibra dhe përmbajnë yndyrë të pangopur, antioksidantë, minerale dhe vitamina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco