Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Pacientëve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Pacientëve

12:08, 18/04/2023

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Pacientëve shënohet sot më 18 prill.

Në vitin 2002 një grup organizatash evropiane themeluan Kartën e të Drejtave të Pacientëve, e cila përfshinë 14 të drejtat e mëposhtme:

– të drejtën për masa parandaluese

– qasje në kujdesin shëndetësor

– informim

– pëlqimi

– zgjedhje e lirë

– privatësia dhe konfidencialiteti

– respektimi i kohës së pacientit

– zbatimi i standardeve të cilësisë

– siguria

– inovacioni

– evitimi i dhimbjeve të panevojshme

– trajtim i personalizuar

– të drejtën për t’u ankuar

– të drejtën për dëmshpërblim

Të gjitha këto të drejta të bazuara në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian janë vendimtare për shërbimet shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco