Problemet shëndetësore që parandalon agjërimi në Ramazan

Problemet shëndetësore që parandalon agjërimi në Ramazan

11:53, 12/04/2023

Ylfete Retkoceri, alergologe-Imunologe, thotë se përpos përmushjes shpirëtore, agjërimi i Ramazanit ka efekte të shumta në aspektin shëndetësor.

Retkoceri rendit disa probleme shëndetësore që parandalon agjerimi gjatë këtij muaji, shkruan Syri.net Kosova

Agjërimi është obligim për çdo besimtar të fesë islame e që shoqërohet me ndikim pozitiv në të gjitha sistemet e organizmit. Ne agjërojmë qe të kënaqim Zotin tonë , e jo të arrijmë ndonjë benefit siç është humbja e peshës. Këto dhurata i marrim sigurisht gjate apo pas agjërimit.

Agjërimi parandalon disa probleme shëndetësore siç është kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës. Rritet metabolizmi që djeg yndyrën dhe ulet niveli i triglicerideve dhe kolesterolit në gjak. Kështu lehtësohet qarkullimi i gjakut në enët e gjakut dhe stabilizohet tensioni. Zemra i nënshtrohet një pushimi 1 mujor, nga 14.000 rrahje ne minutë ajo tani punon me pak.

Me agjërim sigurohet pastrimi i zorrëve sepse sistemi i tretjes dhe mëlçia janë në pushim. Kështu ndodh detoksikimi apo largimi i helmeve nga organizmi’, u shpreh ajo në një bisedë për Syri.net Kosova.

Retkoceri përmend edhe humbjen e peshës gjatë këtij muaji e cila mund të filloj pas javës së tretë të Ramazanit duke ju mos ju nënshtruar patjetër tejngopjes dhe mbingarkimit.

‘Pas javës se tretë fillon rënia e peshës trupore sigurisht nëse nuk i jemi nënshtruar tejngopjes, mbingarkimit, kemi respektuar kohën e marrjes së ushqimit, sasinë, cilësinë dhe kësaj ia kemi bashkangjitur aktivitetet e lehta trupore gjatë ditës e jo gjumin. Pas prishjes së agjërimit me ujë dhe hurma, ne pauzojmë pak qe të kryejmë lutjet mandej mund të marrim ushqime të lehta me ndërprerje. Ka rendësi hidratimi i organizmit, marrja e pemëve dhe perimeve të freskëta dhe ushqimi proteinik.

Agjërimi stabilizon kujtesën verbale tek të rriturit, të mësuarit, perceptimin. Parandalon disa forma të depresionit dhe Alzhaimer apo Parkinson në fillet e tyre. Gjatë agjërimit lirohet hormoni proteinik neurotrofik që nxit rigjenerimin e qelizave nervore’, shtoi më tutje.

Sipas alergologes, agjërimi rregullon reagimin e trupit ndaj insulinës dhe me këtë zvogëlohet rreziku i shtimit ne peshë. Shumica e diabetikëve agjërojnë pa problem ne muajin e Ramazanit por edhe tendenca për agjërim mund te jete e personalizuar dhe varet nga gjendja shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco