Agjërimi, ‘shërim i heshtur’ i tërë organizimit të njeriut

Agjërimi, ‘shërim i heshtur’ i tërë organizimit të njeriut

11:55, 07/04/2023

Muaji i Ramazanit njihet si një muaj agjërimi në të gjithë botën për myslimanët. Gjatë këtij muaji, ata agjërojnë duke hequr dorë nga ushqimi dhe pija që nga agimi deri në perëndimin e diellit. Kjo për të përmbushur një prej shtyllave kryesore të Islamit.

E përveç dobive shpirtërore, agjërimi sjell me vete edhe një mori efektesh pozitive shëndetësore, shkruan Syri.net Kosova.

Ismail Lutolli, subspecialist-dietolog-nutricionist, tregon se agjërimi është ‘shërim i heshtur’ i tërë organizimit të njeriut.

Kjo, pasi siç thotë ai, gjatë këtij procesi organizimi i agjëruesit pastrohet nga toksinat si dhe tepricat e tjera të krijuara gjatë tërë vitit, shkruan Syri.net Kosova.

‘Njeriu ka nevojë për një nisje të re në jetën e tij. Organizmi ka nevojë për ripërtëritje dhe regjenerim të përgjithshëm. Muaji Ramazan është rasti ideal për një nisje të re. Agjërimi për organizmin është një pushim dhe ripërtërije nga niveli qelizor e tutje. Pra, është një shërim i heshtur i tërë organizmit duke eliminuar toksina e tepricat tjera të krijuara gjatë një viti’, shprehet Lutolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco