Ekspertët tregojnë se çka e shkakton rënien e flokëve te burrat

Ekspertët tregojnë se çka e shkakton rënien e flokëve te burrat

08:04, 07/03/2023

Shumë burra mund të kenë probleme me rënien e flokëve.

E kjo, sipas ekspertëve, mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme.

Por, sipas tyre, është një shkaktar kryesor, i cili ndikon që flokët e burrave të bien, duke theksuar se ata që konsumojnë disa pije të caktuara mund të kenë një rrezik më të lartë të rënies së flokëve, shkruan The Sun .

Ekspertët thanë se mundësi më të madhe për rënie flokësh kanë burrat që pinë rregullisht pije energjike dhe çaj me shumë sheqer.

Ndërkaq, 50 deri në 100 fije të flokëve në ditë mund të humbasin pa u vënë re dhe sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli, kjo gjë është normale.

Ata gjithashtu bënë të ditur se zakonisht rënia e flokëve nuk është shqetësuese, mirëpo, sipas tyre, kjo mund të jetë edhe një shenjë për shëndetin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco