Pirja e kafesë ka shumë përfitime shëndetësore, ul rrezikun e diabetit dhe depresionit

Pirja e kafesë ka shumë përfitime shëndetësore, ul rrezikun e diabetit dhe depresionit

11:20, 05/03/2023

Ekspertët tregojnë se kafeja ua rritë energjinë dhe jo vetëm. Sipas tyre, disa filxhan me kafe në ditë, mund të ulin rrezikun e dibatetit të tipit 2 dhe të iu ndihmojnë të mbani peshën e duhur si dhe të jetoni gjatë.

Kafeja është një pije e njohur për aftësinë e saj për të rregulluar mirë fokusin tuaj dhe për të rritur nivelet tuaja të energjisë.

Shumë njerëz varen nga filxhani i tyre i përditshëm dhe pikërisht për këtë ata e nisin ditën me kafe.

Përveç efekteve të saj energjike, kafeja është lidhur me një listë të gjatë të përfitimeve të mundshme shëndetësore, duke ju dhënë edhe më shumë arsye për të pirë, shkruan Healthline.

Kafeja përmban kafeinë, një stimulues i sistemit nervor qendror që njihet për aftësinë e tij për të luftuar lodhjen, kjo për shkak se kafeina bllokon receptorët e një neurotransmetuesi të quajtur adenozinë, dhe kjo rrit nivelet e neurotransmetuesve të tjerë në trurin tuaj që rregullojnë nivelet tuaja të energjisë.

Disa studime sugjerojnë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të shoqërohet me një ulje të rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2 për një afat të gjatë. Madje, një rishikim i 30 studimeve zbuloi se çdo filxhan kafe që njerëzit konsumonin në ditë lidhej me një rrezik 6 për qind më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Sipas disa hulumtimeve, kafeja mund të ndryshojë ruajtjen e yndyrës dhe të mbështesë shëndetin e zorrëve, të cilat të dyja mund të jenë të dobishme për menaxhimin e peshës.

Disa studime kanë zbuluar se pirja e kafesë mund të lidhet me një rrezik më të ulët të depresionit.

Sipas një rishikimi tjetër të shtatë studimeve, çdo filxhan kafe që njerëzit konsumonin në ditë lidhej me një rrezik 8 për qind më të ulët të depresionit.

Një studim tjetër zbuloi se pirja e të paktën katër filxhanëve kafe çdo ditë lidhej me një rrezik dukshëm më të ulët të depresionit, krahasuar me pirjen e vetëm një filxhan në ditë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco