Aroma e trupit mund të jetë shenjë paralajmëruese për shëndetin tuaj

Aroma e trupit mund të jetë shenjë paralajmëruese për shëndetin tuaj

10:14, 14/02/2023

Mjekët thonë se diagnoza e hershme shpëton jetë. Kjo vlen për çdo sëmundje, por sidomos për kancerin.

Mënyra më e mirë për të dalluar çdo simptomë të hershme të kancerit është fillimisht ta njihni trupin tuaj.

Duhet ditur edhe se nuk janë vetëm ndryshimet fizike, ndaj të cilave duhet të jeni vigjilentë, por edhe ndryshimi i aromave mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e hershme.

Sa u përket grave, përjetimi i sekrecioneve vaginale është vetëm pjesë përbërëse e jetës së përditshme, shkruan The Sun.

Nëse vërehet ndonjë ndryshim kur bëhet fjalë për erën ose qëndrueshmërinë, atëherë duhet të konsultohet mjeku, pasi kjo mund të jetë shenjë e kancerit.

Ekspertët në “Cancer Research UK” kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë çështje.

“Disa gra kanë një rrjedhje vaginale që mban erë të pakëndshme dhe dhimbje në zonën midis kockave të ijave”, janë shprehur ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco