Disa ushqime për pastrimin e enëve të gjakut

Disa ushqime për pastrimin e enëve të gjakut

13:30, 05/02/2023

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera.

Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Të dhënat e Agroweb tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme, të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11% deri në 22%. Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

Brokolli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra në brokolli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Brokolli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq. Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët

Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%. Antioksidantët te molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut. Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

Spanaqi

Një racion me spanaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut. Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

Peshku

Sallmoni, peshku tuna, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3, të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët, përcjell Klankosova.tv.

Arroret

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën. Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

Shalqini

Kaliumi në shalqi mund t’i bëjë enët e gjakut të bëhen më fleksibël, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe duke lehtësuar stresin në zemër. Shalqini gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut duke parandaluar ngurtësimin e mureve të arterieve, gjë që ul mundësinë e mpiksjes së gjakut, goditjeve në tru dhe sulmeve në zemër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco