Ndërsa pandemia e coronavirusit hyn në vitin e saj të katërt, Shtetet e Bashkuara po përballen me një variant të ri të COVID-19 të quajtur XBB.1.5 dhe Kina ka raportuar një rritje të rasteve pasi braktisi politikën e saj “zero Covid”.
Kanë kaluar tre vjet që kur coronavirusi nga Wuhan i Kinës u përhap në të gjithë botën dhe më pas evoluoi përmes mutacioneve të shumta.
Megjithëse është arritur imuniteti i tufës dhe përqindja e personave të vaksinuar në SHBA është e lartë, nënvarianti shumë infektiv – XBB.1.5, i mban në gatishmëri studiuesit mjekësorë, raporton Zëri i Amerikës.
David Dowdy i Universitetit Johns Hopkins thotë se “ai është pjesë e familjes më të madhe të omicron, por ai substrat është bërë dominues në SHBA dhe vlerësohet se aktualisht shkakton rreth 40 për qind të të gjitha rasteve me COVID-19 në vend”.
Amerika është përballur me një rritje të numrit të rasteve gjatë muajve të dimrit, me një kombinim të gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes si RSV dhe coronavirusit.
Ekspertët besojnë se infeksionet e gripit dhe RSV tashmë kanë arritur kulmin e tyre dhe coronavirusi është më i butë se variantet e mëparshme. Në të njëjtën kohë, ata paralajmërojnë se qytetarët dhe sistemet shëndetësore duhet të jenë vigjilentë.
© SYRI.net