Disa nga shenjat dhe simptomat tek personat që abuzojnë me droga

Disa nga shenjat dhe simptomat tek personat që abuzojnë me droga

15:20, 30/09/2022
Shpesh personat që abuzojnë me drogën kanë tendencë t'i fshehin simptomat dhe ta minimizojnë problemin, prandaj nëse dyshoni se një person po abuzon me drogën, kërkoni këto shenja të përgjithëshme paralajmëruese, sikur:
- Neglizhimi i përgjegjësive në shkollë, punë, ose shtëpi (lënia mënjanë e punës, neglizhimi i fëmijëve, familjës).
- Probleme me ligjin, si p.sh. arrestime për sjellje të çrregullt, ngarje makine nën ndikimin e drogës ose vjedhje për t’a siguruar substancën.
- Probleme dhe zënka me partnerin ose me pjesëtarët e familjes, me një shef, humbjen e miqve etj.
- Humbja e kontrollit mbi përdorimin e drogës. Përdorimi dozave të tepërta të paplanifikuara, deri në mbidozim.
- Gjithë aktiviteti i tij sillet rreth përdorimit të drogës. Harxhon shumë kohë duke menduar si ta siguroj drogën.
- Për shkak të përdorimit të drogës, i braktisë aktivitetet që më parë i kan shijuar si: hobit, sportet dhe shoqërizimet.
- Vazhdon me përdorimin i drogës, ndonëse i shkakton probleme të mëdha në jetë si; probleme financiare, infeksione, luhatje të humorit, depresion, paranojë etj.
Shenjat paralajmëruese specifike të drogave që abuzohen zakonisht
Marihuana: sy të skuqur, të folurit me zë të lartë, të qeshurat e papërshtatshme e të pamotivuara, përgjumje, humbje e interest dhe motivimit, shtim në peshë ose humbje.
Stimulantët (amfetamina, kokaina): bebëzat e syrit të zgjeruara; hiperaktivitet, eufori, irritueshmëri, ankth, të folurit e tepërt i pasuar nga depresioni ose gjumi i tepërt në kohë të çuditshme. Mund të kalojnë periudha të gjata pa ngrënë ose pa fjetur, humbje peshe, gojën dhe hundën e thatë.
Inhalatorë (ngjitës, aerosol, avuj): kujtesa dhe të menduarit e dëmtuar, sekrecione nga hunda ose puçrra rreth hundës dhe gojës, dhimbje koke dhe nause, shfaqje të intoksikimit, përgjumje, kontrollë e dobët e muskujve, ndryshime në oreks, ankth, disponim të ndryshueshëm.
Halucinogjenët (LSD, PCP): sjellje të çuditshme dhe irritabile duke përfshirë paranojën, agresivitetin, halucinacione, luhatje humori, shkëputje nga njerëzit, të folurit e paqartë, konfuzion.
Heroina (morfina, metadoni, heptanoni): bebëzate syrit të ngushtuara, mos reagim i bebëzave ndaj dritës, shenja të injektimit nga gjilpëra, gjumë i crregulluar djersitje, të vjellura, barkëqitje, kollitje, dridhje, humbje oreksi.
Shenja paralajmëruese fizike
• Sy të skuqur, bebëzat e syrit më të mëdha ose më të vogla se zakonisht.
• Ndryshime në oreks ose në mënyrën e gjumit.
• Humbje e papritur në peshë ose shtimi në peshë.
• Keqësimi i pamjes fizike, devijim nga zakonet personale.
• Erë e pazakontë nga goja, trupi ose rrobat.
• Dridhjet e trupit, të folurit me ton të ndryshueshëm
Shenjat paralajmëruese të sjelljes
• Pjesëmarrja dhe paraqitja në punë ose shkollë me mugesa dhe jo produktive.
• Probleme financiare të pashpjegueshme; huamarrje ose vjedhje.
• Përfshierje në veprime dhe sjellje të fshehta e të dyshimta.
• Ndryshim i papritur i raporteve me miqtë e preferuar.
• Telashe të shpeshta, zënka, aksidente dhe aktivitete të paligjshme.
Shenja paralajmëruese psikologjike
• Ndryshim i pashpjegueshëm i personalitetit ose i qëndrimit.
• Luhatje të papritura humori (disponimi), acarime ose shpërthime zemërimi.
• Periudha me hiperaktivitet, agjitacion të pazakontë.
• Mungesa e interesimit dhe motivimit, shfaqjet lethargjike.
• Pamje e fytyrës së frikësuar, në ankth ose në paranoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco