A u janë lidhur nyje sfidat e botës moderne dhe efektet e pandemisë?
Ndoshta një praktikë e lashtë mund t’ju japë lehtësim.
Për mijëra vjet, njerëzit i janë drejtuar jogës për t’u ndjerë më të lirshëm, për të çliruar stresin dhe për të rinovuar shëndetin e tyre të përgjithshëm fizik dhe mendor.
Dita Ndërkombëtare e Jogës – e cila është sot më 21 qershor – mund të jetë dita kur fillon një zakon i ri i shëndetshëm.
Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara dhe tema e këtij viti është “Yoga për njerëzimin”, me theks në “promovimin e stilit të jetesës së qëndrueshme në harmoni me planetin Tokë”.
Në faqen e saj të internetit, OKB-ja thotë se “thelbi i jogës është ekuilibri – jo vetëm ekuilibri brenda trupit ose ai midis mendjes dhe trupit, por gjithashtu ekuilibri në marrëdhëniet njerëzore me botën. Joga thekson vlerat e ndërgjegjes, moderimin , disiplinë dhe këmbëngulje”.
Me origjinë në Indinë e lashtë, joga është një praktikë fizike, mendore dhe shpirtërore, thotë OKB.
© SYRI.net