Duhet t'i lexoni, këto janë shenjat që tregojnë se foshnja ka shumë vapë

Duhet t'i lexoni, këto janë shenjat që tregojnë se foshnja ka shumë vapë

21:37, 11/07/2021

Ajo për të cilën nuk mendojmë është se vapa e madhe e trupit të foshnjës është po aq e rrezikshme sa edhe ftohja.

Një trup i mbingrohur është rrezik për shëndetin e fëmijëve, dhe kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, pediatrit gjithashtu e kanë lidhur mbingrohjen me sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave.

“Fëmijët të cilët janë ‘shumë’ të veshur i ekspozohen rrezikut nga dehidrimi, humbja e lëngjeve në trup. Kjo mund të ketë pasoja negative për funksionin e veshkave dhe, në raste ekstreme, gjithashtu ndodh të çojë në pasoja tragjike”, thotë profesori Konji Rahmi Ors i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Necmettin Erbakan në Turqi.

Ngrohja e papritur e organizmit gjithashtu rrit sasinë e substancave të dëmshme në gjak, dhe kjo gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në organizëm.

Ka disa mënyra se si fëmija juaj ju “thotë” se ka shumë vapë:

1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, kjo është një shenjë që ai djersit dhe se foshnja ka shumë vapë.

2. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe ose shfaqen skuqje.

3. Dëgjoni fëmijën si merr frymë. Frymëmarrja e shpejtë është një simptomë e vapës së madhe.

4. Vendosni dorën në gjoksin e fëmijës, nëse është i nxehtë, kjo është një shenjë tjetër.

5. Nëse fëmija nuk mund të flejë dhe është i shqetësuar, ai mund të ketë shumë vapë.

Të porsalindurit

Portali shëndetësor livestrong.com paralajmëron që bebet e porsalindura nuk duhet të mbulohen, përveç nëse është ftohtë.

Bebet, por edhe fëmijët e moshuar, humbin pjesën më të madhe të nxehtësisë së trupit përmes kokës, kështu që një kapelë mund të ngrohë trupin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco