Kujdes, ky përbërës i shamponit mund t’ju shkatërrojë flokët

Kujdes, ky përbërës i shamponit mund t’ju shkatërrojë flokët

20:38, 11/07/2021

Sa herë duam të zgjedhim një shampo, blejmë gjithmonë atë që i përshtatet tipit të flokut. 

Sa më shumë përbërës për ushqyerjen, forcimin dhe shkëlqimin e tij, aq më intrigues duket produkti.

Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që, mes përbërësve që formojnë një shampo, njëri prej tyre është shumë i dëmshëm për flokun?

Nëse pyesni profesionistët, ata e dinë dhe nuk përdorin kurrë një shampo që në përbërjen e saj ka sulfate. E dini pse? Sepse sulfatet (të lëngshëm dhe të shkumëzuar) janë agjentë shumë të dëmshëm për flokun.

Jo vetëm që e ashpërsojnë shumë atë, por madje i heqin vetitë e mira flokut si: lagështinë, yndyrën e madje edhe pigmentin e tij.

Pra, edhe pse, sulfatet gjejnë përdorim të gjerë në industrinë e kozmetikës, ata janë një armik për flokët tuaj.

Kështu që, tani e tutje, kur të shkoni të zgjidhni shampon e dedikuar për flokët tuaj, vëreni nëse në listën e përbërësve ka ose jo sulfate.

Një shampo më këto përbërës, nuk duhet të gjendet më në raftin tuaj të higjienës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco