A keni përjetuar ndonjëherë paralizë të gjumit, ja çka e shkakton atë

A keni përjetuar ndonjëherë paralizë të gjumit, ja çka e shkakton atë

17:47, 11/07/2021

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni. 
Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri juaj është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin.

E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit.

Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndërrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale.

Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar.

Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëvizë.

Si ta parandaloni këtë paralizë?

Parandalimi është i vështirë tek paraliza e gjumit. Kjo ndodhë për shkak se mund të jetë e trashëguar apo edhe për shkak të problemeve me shëndetin. Megjithatë, më poshtë janë disa alternativa se çfarë një person mund të bëjë në këto raste, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

Mos flini në shpinë

Hulumtuesit kanë treguar se të flini në krahë ju mund ta reduktoni paralizën në gjumë. Disa njerëz madje veshin rroba të cilat janë të parehatshme për trupin nëse kthehet gjatë gjumit në shpinë, ashtu që i duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Fokusohuni

Nëse personi zgjohet dhe e sheh që s’mund të lëvizë, ai duhet të koncentrohet në lëvizjen e gishtave. Mundohuni të lëvizni gishtin dhe fokusohuni në të. Vetëm një muskul ta lëvizni dhe paraliza do të thyhet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco