Si të shmangim dëmtimin në tru?

Si të shmangim dëmtimin në tru?

15:10, 11/07/2021

10 shkaqe interesante që duhet të dini rreth tij


1.Mosngrënia e mëngjesit: Personat që nuk e konsumojnë vaktin e mëngjesit, janë më të prirur për të patur një nivel më të ulët të sheqerit në gjak. Kjo sjell një furnizim të pamjaftueshëm të trurit, duke shkaktuar kështu dëmtimin e tij.


2. Ushqyerja e tepërt : Ngrënia e tepërt mund të shkaktojë acarim të disa qelizave të trurit dhe të çrregullojë mekanizmat e të ushqyerit.


3. Duhanpirja: Duhanpirja si një nga problemet kryesore të ditëve të sotme është një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të trurit, shkakton tkurrje të shumëfishtë të tij dhe mund të çojë në sëmundjen e Alzheimer-it.


4. Konsumimi i tepruar i sheqerit: Sasia e tepërt e sheqerit ndërpret thithjen e proteinave dhe lëndëve ushqyese, duke shkaktuar kequshqyerje, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e trurit.

5. Ndotja e ajrit: Ndotja është lidhur ngushtë me problemet kardiovaskulare apo të mushkërive.Thithja e ajrit të ndotur zvogëlon furnizimin me oksigjen të trurit, duke çuar në një ulje të efiçencës së tij.

6. Mungesa e gjumit: Gjumi i jep mundësi trurit tonë të pushojë. Lodhja ditore mund të jetë pasojë e çrregullimit të gjumit, si pasojë mosfjetja për një kohë të gjatë përshpejton vdekjen e qelizave të trurit.

7. Mbulimi i kokës gjatë fjetjes: Të fjeturit me kokën mbuluar rrit përqëndrimin e dioksidit të karbonit dhe zvogëlon përqëndrimin e oksigjenit dhe mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për trurin.


8. Të punuarit gjatë kohës që jeni sëmurë: Të punuarit dhe të studiuarit shumë gjatë kohës që jeni në një gjendje jo të mire shëndetësore, mund të çojë në një ulje të efiçencës së trurit.


9. Mungesa e mendimeve stimuluese : Të menduarit është stërvitja më e mirë për trurin, mungesa e mendimeve që stimulojnë trurin mund të shkaktojë tkurrje të trurit.


10. Bisedat e rralla: Bisedat intelektuale e rrisin efiçencën e trurit. Truri jonë ka nevojë të jetë në funksion, prandaj bisedat intelektuale, diskutimi mbi ide e ndihmojnë trurin të jetë sa më efikas.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco