Cilat janë vitaminat e duhura për të luftuar lëkurën e thatë?

Cilat janë vitaminat e duhura për të luftuar lëkurën e thatë?

17:41, 25/02/2021

Askush nuk preferon një lëkurë të thatë të plasaritur apo të skuqur dhe kjo nuk ka diskutim.

Ne do t’ju tregojmë disa “sekrete” të cilat mund t’i përdorni menjëherë.

 

Vitamina C ju ndihmon në hidratimin e mirë të lëkurës dhe parandalimin e tharjes së saj.

Mjafton vetëm pak miligramë të cilët ndihmojnë në mbajtjen e ujit, duke parandaluar kështu lëkurën e thatë.

 

Vitamina D është e tretshme në yndyrë duke rritur kështu rritjen e qelizave të mira në lëkurë.

Marrja e vitaminës D ndihkon ndjeshëm në rritjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës.

Kshtu që mundohuni të merrni më shumë diell, të kosnumoni më shumë peshk, mish apo vezë.

 

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm me shumë përfitime anti-inflamatore.

Konsumimi i saj në formën e tabletave mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, në luftimin e akneve dhe parandalimin e kancerit të lëkurës. Atë mund ta gjeni natyrshëm në shumë ushqime si arra, fara, fruta dhe perime.

 

Kolagjeni është një tjetër aleat i bukurisë e i lëkurës. Ai ju ndihmon të mbani një lëkurë më të re e të hidratuar. Mjafton të 5-10 gramë në ditë për të parë rezultate në lëkurën tuaj.

 

Aloe vera është një tjetër trajtim shumë natyral që mund ta përdorni në shumë mënyra, duke e konsumuar apo duke lyer fytyrën me të. Nëse keni ndonjë sëmundje të veçantë, skuqje, irritime apo plasaritje, aloe vera do të bëjë punën më të mirë për ta larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco