Kompania spanjolle sjell koleksionin e kukullave me Sindromën Down

Kompania spanjolle sjell koleksionin e kukullave me Sindromën Down

14:59, 25/02/2021

Kohëve të fundit kompanitë e lodrave përmes koleksioneve të tyre të kukullave po mundohen të ndikojnë në ndërgjegjësimin e fëmijëve duke i’u treguar se edhe pse jetojmë në një botë të larmishme, dhe jo të gjithë jemi njësoj, duhet të jemi të barabartë dhe të pranojmë njëri tjetrin në shoqëri.

Në fillim marka Barbie, prezantoi koleksionin e saj të ri të kukullave, ku ato kishin pamje ndryshe duke filluar nga përmasat trupore, ngjyra e lëkurës dhe një kukull ishte në karrocë, duke thyer stereotipet e pamjes ideale.

Ndërsa, kompania Miniland në Spanjë ka sjellë në treg kukulla të cilat janë të veçanta dhe përcjellin një mesazh të mrekullueshëm.

Miniland Dolls krijoi koleksionin i cili përbëhet nga kukullat me Sindromën Down, me qëllim që fëmijët të shohin realitete të ndryshme dhe t’i normalizojnë ato .

Kukullat janë lëvizëse nga koka deri tek këmbët, për të krijuar një pamje sa më realiste.

Ato rekomandohen për fëmijët nga 10 deri në 72 muaj. 

Miniland Anatomically Correct Baby Doll Caucasian Boy, 38 cm Down Synd – littlewhimsy

Dolls by Miniland

Dolls with Down’s syndrome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco