Jakne të kuqe dhe BMW të zezë: Vajza nga Peja kërkon djalin që merrte kokainë mbi telefon

Jakne të kuqe dhe BMW të zezë: Vajza nga Peja kërkon djalin që merrte kokainë mbi telefon

18:28, 29/01/2021

Një mesazh i marrë nga “PejaSpottedd” është bërë viral në Twitter nga kosovarët.

Bëhet fjalë për një vajzë nga qyteti i Pejës, e cila ka kërkuar që t’i identifikohej një person që po merrte substanca narkotike, në këtë rast kokainë.

Mesazhi është dërguar më datë 4 janar.

“Sonte kah ora 8 e kom pa një djalë me flokë të shkurta e me jakne të kuqe adidas, me BMW X6 të zi duke marrë kokainë mbi telefon, rrugës, kah stadiumi i Pejës – edhe ma boni me sy edhe keshi – gjemani ju lutem.” – ka shkruar ajo.

Ajo që ka shqetësuar e njëkohshëm argëtuar kosovarët është mënyra krejtësisht e dlirë se si vajza në fjalë po tregonte që djali po merrte kokainë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco