Mësoni se kur duhet të vendosen gomat e dimrit

Mësoni se kur duhet të vendosen gomat e dimrit

10:08, 07/10/2020

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Për t’i ndërruar gomat e dimrit nuk duhet pritni saktësisht edhe datën 15 nëntor. Kjo pasi që një ditë mëngjesi mund të zgjoheni dhe asfalti mund të jetë i rrëshqitshëm dhe me akull, duke pasur parasysh që tash moti është i ndryshueshëm.

Edhe pse ligji i Kosovës për rregullat e trafikut rrugor parasheh ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë thonë se posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco