E thotë ish-sulmuesi i Bayernit: Neuer në të njëjtin nivel me Mesin

E thotë ish-sulmuesi i Bayernit: Neuer në të njëjtin nivel me Mesin

21:55, 22/04/2024

Manuel Neuer u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale pas thyerjes së këmbës në sportin e rrezikshëm të skisë, por që brenda një kohë jo shumë të gjatë po jep sinjale të qarta se nuk i kanë humbur reflekset në katërkëndësh.

Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane dhe i Byernit, Mario Gomez, ka pasur fatin të luajë përkrah dhe kundër Neuer, ndërsa e vlerëson në të njëjtin nivel rëndësie me Lionel Mesin: “Nuk kam asnjë diskutim. Manuel Neuer e vendos në një linjë me Mesin, përsa i përket rëndësisë në lojë. Ai të jep siguri dhe ndihmon mbrojtjen të organizohet.

Personalisht mendoj se kapiteni i Bayernit ka revolucionarizuar rolin e portierit. Nuk më kujtohet dikush tjetër i këtij kalibri. Do ia kuptojmë vlerën pas 20 vjetësh”, përfundoi Mario Gomez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco