Gara për titullin e Premier Ligë, Jurgen Klop: Ne do bëjmë punën tonë, pastaj të shohim

Gara për titullin e Premier Ligë, Jurgen Klop: Ne do bëjmë punën tonë, pastaj të shohim

18:30, 22/04/2024

Jurgen Klop i gëzohet fitores në fushën e Fulhamit, ndërsa arriti të kursente edhe Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian, i cili ka shënuar 24 gola në 38 ndeshje për Liverpulin këtë sezon në të gjitha kompeticionet, e nisi nga stoli në “Craven Cottage”.

Por “reds”- at arritën ta bëjnë detyrën e tyre edhe pa të në fushë, ndërsa trajneri Jurgen Klop e justifikoi mungesën e tij me derbin me Evertonin në mesjavë, duke dashur ta ketë egjiptianin të freskët: “Ne luajmë tre ndeshje super të rëndësishme në harkun e gjashtë ditëve. Unë e urrej të mendoj për ndeshjen më pas, ndërkohë që nuk kemi luajtur ende të radhës, por në situatën tonë nuk mund të injorosh faktin se duhet të bëjmë ndryshime.

Na duhet të kemi këmbë të freskëta. Kjo është situata më e mirë që kemi në skuadër që prej nisjes së sezonit. Prandaj i bëra gjashtë ndryshimet dhe ju më pyesni vetëm për Mo. Ne na duhen të gjithë lojtarët. Unë fola me Salah dhe gjërat janë në rregull”, tha gjermani.

“Ishte shumë e rëndësishme që pas një jave të vështirë ne të ktheheshim në rrugën e duhur. E dimë që nuk është në dorën tonë, por ne do të luftojmë. Do të bëjmë të pamundurën për të fituar ndeshjet tona dhe më pas të shohim sesi do të përfundojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco