Goli 'fantazmë' ndaj Real Madrid, Laporta: Do të kërkojmë që ndeshja të riluhet

Goli 'fantazmë' ndaj Real Madrid, Laporta: Do të kërkojmë që ndeshja të riluhet

16:23, 22/04/2024

 

Ne Barcelonë, polemikat vazhdojnë për episodin e golit fantazmë të ndodhur në “El Clasico” ndaj Real Madrid që u zhvillua të dielën në mbrëmje.

Katalanasit, përmes fjalëve të presidentit Laporta, kërkojnë qartësi, edhe nëse imazhet nuk e bëjnë këtë, topi i goditur nga Yamal dhe i shpëtuar nga Lunin lë dyshime të mëdha. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe VAR, pas një vlerësimi të kujdesshëm, rifilloi lojën pa e vërtetuar golin e pretenduar.

“Si klub duam të jemi të sigurt për atë që ka ndodhur dhe ju informoj se Barcelona do t’i kërkojë Komitetit Teknik të Gjyqtarëve dhe Federatës Spanjolle të Futbollit të na japin të gjitha imazhet dhe audiot e krijuara nga aksioni”, tha Laporta.

Në shënimin e gjatë të publikuar nga katalanasit, përmendet edhe përsëritja e mundshme e ndeshjes.

“Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjithë veprimet e përshtatshme për të ndryshuar situatën pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore. Nëse goli konfirmohet si i ligjshëm, do të kërkojmë që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi të VAR”, përfundonte shënimi zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco