Seleksionimi i FSHF-së me futbollistët e rinj në SHBA & Kanada, afati i fundit i regjistrimit data 30 prill

Seleksionimi i FSHF-së me futbollistët e rinj në SHBA & Kanada, afati i fundit i regjistrimit data 30 prill

13:49, 22/04/2024

 

Edhe pak ditë ka mbetur nga përfundimi i afatit të regjistrimit për seleksionimin që do të organizojë FSHF me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimi do të zhvillohet në datat 18 dhe 19 maj 2024 në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jetë i fokusuar te lojtarët e vitlindjeve 2009-2010-2011, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Këtë seleksionim do ta ndjekë nga afër edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili përveç përzgjedhjes së talenteve të rinj, do të shikojë nga afër edhe ecurinë e lojtarëve që spikatën në seleksionimin e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.

Për këtë arsye, Departamenti i ekipeve Kombëtare më datë 19 maj do të organizojë edhe një ndeshje miqësore me lojtarët e vitlindjes 2007-2008 që kanë spikatur në seleksionimin e kaluar.

Afati i regjistrimit për të marrë pjesë në seleksionim është i hapur deri në fundin e muajit prill dhe FSHF dëshiron t’i bëj thirrje të gjithë të interesuarve që të nxitojnë të regjistrohen.

Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit seleksionime@fshf.al ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë dhe një numër kontakti. Dita e fundit e aplikimit është data 30 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco