Shtyhet ndeshja, shkak kushtet e rënduara atmosferike, njoftimi i FSHF

Shtyhet ndeshja, shkak kushtet e rënduara atmosferike, njoftimi i FSHF

15:03, 21/04/2024

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi – Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.

Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00. Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco