Bundesliga/ Bayerni shpërthen në transfertën e Berlinit

Bundesliga/ Bayerni shpërthen në transfertën e Berlinit

20:47, 20/04/2024

Bayern Munchen “shkatërron” me pesë gola skuadrën e Union Berlin në “An der Alten Forsterei” në takimin e javës së 30-të të Bundesliga.

Bavarezët diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, ndërsa zhbllokuan ndeshjen me golin e Goretzkës në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 45+1’ Kane shënoi nga goditja e dënimit.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 53-të, Muller shënoi golin e tretë për Bayernin me një super kthesë.

Në minutën e 62-të Tel realizoi golin e katërt për ekipin e Tuchel, teksa Muller realizoi golin e fundit për bavarezët në minutën e 66-të.

Në shtesë, në minutën e 90+1, Vertessen shënoi golin e vetëm për skuadrën e Union Berlin.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-5 dhe pas kësaj jave Union Berlin renditet në vend të 14-të me 29 pikë, teksa Bayern Munchen në vend të dytë me 66 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco