Serie A/ Me asnjë shqiptar në fushë, ky është rezultati i Empoli-Napoli

Serie A/ Me asnjë shqiptar në fushë, ky është rezultati i Empoli-Napoli

20:15, 20/04/2024

Empoli rikthehet te triumfi dhe atë e bën ndaj Napolit në javën e 33-të të Serie A, ndërsa napolitanët nga ana e dytë numërojnë ndeshjen e dytë radhazi pa fitore.

Takimi i luajtur në “Stadio Carlo Castellani” u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua në minutën e 4-t nga Cerri.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes u provua nga të dyja skuadrat të gjendej rruga drejt rrjetës, por në fund gjithçka u mbyll me vetëm një gol.

Sa u përket lojtarëve shqiptarë të Empolit, Stiven Shpendi e ndoqi takimin nga stoli, teksa Ismajli dhe Berisha mungojnë pasi janë të dëmtuar.

Ndërsa nga ana tjetër, Rrahmani mungoi në këtë ndeshje të Napolit, pasi mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte i penalizuar për shkak të numrit të kartonëve.

Pas javës së 33-të të Serie A, Empoli renditet në vend të 15-ë me 31 pikë, teksa Napoli në vend të tetë me 49 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco