Tropoja nderon ish-lojtarët e kombëtares, stadiumi i qytetit merr emrin ‘Vëllezërit Gega’

Tropoja nderon ish-lojtarët e kombëtares, stadiumi i qytetit merr emrin ‘Vëllezërit Gega’

17:41, 20/04/2024

Përpara ndeshjes Valbona-Iliria për Kategorinë e Dytë, në Tropojë u zhvillua një ceremoni me rastin vendosjes së emrit të stadiumit “Vëllezërit Gega”.

Në këtë mënyra, Tropoja ka nderuar Halit dhe Skënder Gegën, ish-lojtarë të famshëm të Dinamos dhe Partizanit me origjinë nga Tropoja.

Skënder Gega shkëlqeu edhe si trajner, teksa ka fituar edhe titullin si trajner i Partizanit në sezonin 2018-2019.

Halit Gega është ndjerë i emocionuar në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, teksa ka ardhur enkas nga jashtë për të qenë pjesë e këtij inaugurimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco