Dhuna në ndeshjen Erzeni - Partizani, dy futbollistë përfundojnë në spital

Dhuna në ndeshjen Erzeni - Partizani, dy futbollistë përfundojnë në spital

18:28, 16/04/2024

Ndeshja e moshave U-21 mes Erzenit 2-2 Partizani degjeneroi në dhunë pas fërshëllimës së arbitrit në stadiumin e Shijakut. Të dyja kampet u përfshinë në përleshje.

Mësohet se organizatorët e ndeshjes nuk e kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Njoftimi i policisë:


Rreth orës 14:00, në fushën sportive "Tofik Jashari", është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco