Çfarë gafe e Liverpoolit në ‘Anfield’!

Çfarë gafe e Liverpoolit në ‘Anfield’!

17:27, 14/04/2024

U mbyllën dy ndeshjet e radhës së javës së 33-të të Premier Ligës angleze, ku pamë një rezultat surprizë teksa Kristal Palas mund brenda në “Anfield”, Liverpoolin e Jurgen Klop me rezultatin 1-0.

Takimi tjetër ishte derbi i Londrës, ai midis Uest Hem dhe Fulham, ku pa miqtë të fitonin 2-0 me sulmuesin e Kombëtares tonë, Armando Broja që e shikoi të gjithë ndeshjen nga stoli.

Ishte Eze ai që bëhet “armiku” i Liverpoolit në këtë ndeshje, teksa arrin të shënojë në minutën e 14-të të lojës, duke e çuar rezultatin në 1-0, rezultat që nuk do të ndryshohej deri në fund të lojës.

Për Fulham shënoi dy herë Pererira, një herë në minutën e 9-të dhe të dytin në të 72-tën.

Me këtë rezultat Liverpooli e sheh veten në vendin e tretë me 71 pikë, po aq sa Arsenali që ka akoma një ndeshje për të luajtur, dhe 2 më pak se Manchester City i vendit të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco