Manchester City me ‘5 yje’, merr kreun e Premier League

Manchester City me ‘5 yje’, merr kreun e Premier League

18:34, 13/04/2024

Manchester City bën mirë detyrat e shtëpisë, duke marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Lutonit dhe duke u ngjitur të paktën përkohësisht në krye të renditjes në Premier League.

Pep Guardiola kishte lënë pushim disa prej titullarëve që luajtën ndaj Realit të Madridit të martën në mbrëmje, megjithatë “citizens” morën avantazhin që në minutën e dytë pas autogolit të Hashioka.

Pjesa e dytë foli tërësisht për vendasit, që shënuan katër herë të tjera me anë të Kovaçiç, Haaland, Doku e Gvardiol, ndërsa Luton gjeti golin e nderit me anë të Barkley.

Kjo fitore ngjit Manchester City-n në krye me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali i Liverpooli që zbresin në fushë nesër.

Mori një fitore mjaft të rëndësishme për mbijetesën Brentfordi i Thomas Strakoshës, që mposhti 2-0 Sheffield United, me gardianin kuqezi që ndoqi sërish ndeshjen nga pankina.

Në sfidat e tjera, Burnley la dy pikë ndaj Brighton pas gafës së Aro Muriç 10 minuta para fundit, ndërsa Wolves dhe Nottingham Forest ndanë nga një pikë falë barazimit 2-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco