Neuer humbet klasiken me Dortmundin, Harry Kane...

Neuer humbet klasiken me Dortmundin, Harry Kane...

18:51, 29/03/2024

Bayern Munchen dhe trajneri Thomas Tuchel duhet t’i bëjnë llogaritë në “Der Klassiker” kundër Borusia Dortmund pa dy lojtarë mjaft të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për kapitenin Manuel Neuer dhe mesfushorin Aleksandër Pavloviç.

Gjithsesi, rikuperimi në kohë rekord i Harry Kane përmbys disi panoramën gri në kampin e bavarezëve, ndonëse kontributi i Neuer dhe kreativiteti i Pavloviç kanë dhënë rezultate në rikthimin e Bayernit te loja dominuese dhe fitoret me goleada.

Dëmtimi në kyçin e këmbës së Kane me Darmshtad solli frikë se ai do të mungonte gjatë, e ardhur pas përplasjes me shtyllën pingule.

Fatmirësisht këmbëngulja e kryeshënuesit të Bundesligës ka dhënë efekt pozitive.

Prej dy ditësh sulmuesi anglez stërvitet me ekipin e parë, duke i kryer të gjitha seancat përgatitore.

Thyerja e rekordit të Robert Lewandowskit në kampionat prej 41 golash dhe mbajta gjallë e shpresave për titull në ligë kanë bërë që sulmuesi anglez të shtrëngojë dhëmbët.

Ai pritet ta nisë nga minuta e parë klasiken kundër Dortmundit, e planifikuar të luhet ditën e nesërme në “Allianz Arena”, ora 18:30.

Manuel Neuer, i thirrur për herë të parë në drejtimin e Gjermanisë nga Julian Nagelsman, nuk ia doli të realizonte “debutimin” në urdhrat e trajnerit 36-vjeçar sepse u dëmtua duke çarë fibrat muskulore.

Edhe pse ka kaluar më tepër sesa një javë, procesi i rikuperimit nuk ka ecur me ritmet e parashikuara.

Futbollistit më të vjetër në gjirin e kampionëve të Bundesligës i nevojitet minimalisht edhe një javë tjetër për t’u rikuperuar, ndërsa Dortmundi zbarkon në Mynih nesër.

Nëse i referohemi ndeshjes së parë mes bavarezëve dhe verdhezinjve, përpos fitores me shifrat e thella 4-0, kapiteni vuri në zbatim reflekset e shkëlqyera me pritje përcaktuese, komponent se mungesa e numrit “1” te rekordmenët e Gjermanisë është humbje e madhe.

Me shumë gjasa Sven Ulraish do të mbrojë katërkëndëshin e vendësve. Ndërkohë, Manuel ditën e mërkurë mbushi 38 vjeç.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco