Paraqitje fantastike te Kombëtarja, Nedim Bajrami 'shënjestrohet' nga klubi i Seria A

Paraqitje fantastike te Kombëtarja, Nedim Bajrami 'shënjestrohet' nga klubi i Seria A

17:49, 28/03/2024

Në Parma, në miqësoren Shqipëri-Kili, ishin të pranishëm shumë menaxherë, drejtorë klubesh, ku ndoqën nga pranë disa nga legjionarët kuqezi.

Sigurisht, interesimi i Juventusit për Mario Mitaj bërë shumë buje, duke përqendruar vëmendjen tek mëngjarashi i kombëtares, por sipas mediave italiane, në vëzhgim nuk ishte vetëm Mitaj.

La Gazzetta dello Sport, shkruan se edhe Giovanni Sartori, drejtori sportiv i Bologna-s, ishte i pranishëm në “Ennio Tardini”, por fokusi i tij nuk ishte Mario Mitaj, por Nedim Bajrami.

Fantazisti kuqezi vlerësohet shumë në Serie A, pavarësisht se te Sassuolo gjërat nuk po shkojnë si pritej, edhe Bajrami është viktimë e momentit negativ që po kalon ky ekip: 3 gola dhe 2 asiste në 44 ndeshje, këto janë shifrat e Bajramit te Sassulo, shumë larg paraqitjes së tij tek Empoli: 22 gola 22 asiste në 127 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco