Brazil kundër FIFA-s dhe UEFA-s: Nuk do të luajmë më kurrë pa sistemin VAR

Brazil kundër FIFA-s dhe UEFA-s: Nuk do të luajmë më kurrë pa sistemin VAR

14:45, 27/03/2024

Ndeshja mes Spanjës dhe Brazilit (3-3) nuk ishte aspak miqësore, të paktën në fushë.

Tensioni ishte i dukshëm gjatë gjithë ndeshjes, me një rezultat gjithmonë të pasigurt, i karakterizuar nga një epërsi e dyfishtë e spanjollëve që u përmbys nga miqtë si dhe nga dy gola me penallti të shënuar në finalen e takimit.

Spanja përfitoi dy penallti (Brazili një), duke shkaktuar zemërimin e disa anëtarëve të Seleçao.

Arsyeja? Mungesa e asistencës VAR, me disa lojtarë që pretendojnë se të paktën një nga dy penalltitë nuk do të ishte shpallur nëse teknologjia do të ishte e pranishme.

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, njoftoi se CBF do të informojë FIFA-n se jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në ndeshjet miqësore, është e detyrueshme përdorimi i VAR-it. Të paktën kur Brazili del në fushë.

Rodrigues shprehu zhgënjimin e tij që futbolli në Europë është kaq i avancuar, por i mungon një element vendimtar si VAR në një ndeshje të madhe si kjo.

Më tej, numri një i futbollit brazilian ka kritikuar edhe UEFA-n, duke theksuar se duhet të jetë më kërkuese sa i përket përdorimit të VAR.

Ai theksoi se CBF përdor rregullisht VAR në gara të ndryshme kombëtare, duke përfshirë garat për femra dhe të rinj, duke e pozicionuar Brazilin si vendin me përdorimin më të lartë të kësaj teknologjie në nivel global.

Prandaj, sipas Rodrigues, nuk ka asnjë arsye që VAR-i të mos përdoret edhe në ndeshje të këtij lloji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco