Merr formë të plotë ‘Euro 2024’, kompletohen të gjitha grupet

Merr formë të plotë ‘Euro 2024’, kompletohen të gjitha grupet

09:22, 27/03/2024

Tashmë dihen 24 shtetet që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë.

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan tri finalet e “Play-Offit”, ku u mësuan emrat e tri kombëtarëve të fundit që siguruan një vend në Gjermani, atje ku do të organizohet turneu.

Ukraina mposhti Islandën (2-1), teksa dy ndeshjet tjera u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.

Gjeorgjia shkroi historinë duke siguruar kualifikimin për herë të parë, pasi mposhti Greqinë (4-2), teksa Polonia triumfoi ndaj Uellsit (4-5).

Pas këtyre ndeshjeve u kompletuan përfundimisht edhe grupet.

Ukraina do të jetë pjesë e Grupit E, Gjeorgjia pjesë e Grupit F, kurse Polonia pjesë e Grupit D.

Vlen të theksohet se në “Euro 2024” do të shohim edhe Kombëtaren e Shqipërisë, e cila është e shortuar në një grup mjaft të vështirë (Grupi B), bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco