Miqësoret e 'luksit' në Evropë/ Gjermania mposht Holandën, Bellingham shmang humbjen e Anglisë në shtesë

Miqësoret e 'luksit' në Evropë/ Gjermania mposht Holandën, Bellingham shmang humbjen e Anglisë në shtesë

23:19, 26/03/2024

Mbrëmja e së martës ka rezervuar disa miqësore luksi në Europë. Anglia ka barazuar 2-2 ndaj Belgjikës, teksa "Tre Luanët" shënuan vetëm në fund me Bellingham.

Gjermania rikthehet e frikshme nën drejtimin e Julian Nagelsmann. Vetëm pak ditë pas suksesit ndaj Francës në Lyon, “panzerat” mposhtën një tjetër emër të madh të futbollit europian si Holanda, këtë herë në stadiumin e Frankfurtit.

Në Austri, vendasit mposhtën me rezultatin 6-1 Turqinë e Montelës, ndërkohë Gjerdan Shaqiri te Zvicra shënoi golin e fitores ndaj Irlandës nga goditja e dënimit. Portugalia humbi 2-0 në Ljubjanë me Slloveninë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco