Rrahmani: Ishte lojë shumë e mirë, por duhet të përmirësohemi në reagim

Rrahmani: Ishte lojë shumë e mirë, por duhet të përmirësohemi në reagim

23:05, 26/03/2024

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest.

Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Kapiteni, Amir Rrahmani, vlerësoi se “Dardanët” patën një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë.

“Ishte një lojë interesante dhe shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë, ku krijuam aksione të rrezikshme të cilat edhe mund t’i konkretizonim me gol. Goli në pjesën e dytë na prishi planet, por nuk duhej të ulnim kokën. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë. Ndaj kundërshtarëve të fortë mjafton një gabim dhe nuk të falet, sepse kanë lojtarë me kualitet të madh”, tha anëtari i Napolit pas ndeshjes.

“Po provojmë të bëjmë lojën që po kërkon trajneri i ri. Vetëm ndeshja e dytë ishte dhe patëm një kundërshtar të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, siç po kërkon trajneri. Pasi mund ta kemi më të lehtë të shënojmë nëse marrim topin lart. Besoj se duhet përmirësuar kur po humbim topin, reagimin”, shtoi ai.

“Kemi ndeshje edhe në qershor, besoj se mund të përgatitemi edhe më mirë për Ligën e Kombeve. Ndeshjet do të na ndihmojnë shumë. Ky është synimi ynë”, deklaroi Rrahmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco