'Dardanët' mposhten nga Hungaria në miqësore

'Dardanët' mposhten nga Hungaria në miqësore

22:32, 26/03/2024

Hungaria fitoi 2-0 kundër Kosovës në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e së martës në "Puskas Arena". Pas fitores 0-1 me Armeninë katër ditë më parë, Dardanët pësojnë humbje në miqësoren e dytë.

Dy gola në pjesën e dytë mjaftuan që hungarezët të mposhtin djemtë e teknikut, Franco Foda, teksa fillimisht topin në rrjetën e Muric e dërgoi “ylli” i Liverpool, Dominik Szoboszlai, pas një pasimi të Schafer, në minutën e 58’-të, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 86’-të, nga qendërmbrojtësi i Hungarisë, Zsolt Nagy.

Siç theksuam edhe më lart, me përfundimin e kësaj sfide, “Dardanët” e Kosovës mbyllin në mënyre të suksesshme muajin mars, teksa kujtojmë se fituan me rezultatin, 0 me 1, në transfertën e Armenisë, si dhe zhvillun një performancë magjike ndaj Hungarisë, pavarësisht se fati nuk ishte në anën e tyre, për të patur mundësinë shënimin e një goli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco