Serie A/ 6 fitore radhazi, Bologna thyen Atalantën dhe ‘marshon’ drejt Championsit

Serie A/ 6 fitore radhazi, Bologna thyen Atalantën dhe ‘marshon’ drejt Championsit

20:13, 03/03/2024

Bologna thyen edhe Atalantën në Bergamo, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Serie A.

Skuadra e Thiago Mottës triumfoi 1-2 me përmbysje, duke konsoliduar pozitat në vendin e katërt.

Ademola Lookman kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë, por emilianët përmbysën gjithçka brenda 4 minutave. Falë penalltisë së Joshua Zirkzees dhe golit të bukur të Lewis Ferguson.

51 pikë për Bolognën që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, ndërkohë që djemtë e Gian Piero Gasperinit mbetën në kuotën e 46 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco