Bundesliga/ Leverkusen me një dorë te titulli, shkon në 10 pikë diferenca me Bayernin

Bundesliga/ Leverkusen me një dorë te titulli, shkon në 10 pikë diferenca me Bayernin

17:42, 03/03/2024

Bayer Leverkusen vë një dorë mbi titullin e parë kampion në histori.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso vijon të vrapojë drejt suksesit, teksa këtë të diel ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Koln, për të çuar në 10 pikë distancën nga Bayerni ndjekës, kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Transferta e sotme për “Aspirinat” u bë dishezë shumë shpejt, pasi Thielmann la Kolnin me 10 futbollistë që në minutën e 14’ dhe me një futbollist më shumë në fushë, Friempong i dha avantazhin Leverkusenit në minutën e 38’.

Në pjesën e dytë ishte Grimaldo që shfrytëzoi një asist të Adli për të shënuar edhe golin e dytë, që vulosi një tjetër sukses.

Pas 24 javësh, Leverkusen ka grumbulluar 64 pikë, falë 20 fitoresh e 4 barazimesh, teksa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco