VIDEO/ Derbi i Manchesterit, një supergol vendos pjesën e parë të City-United

VIDEO/ Derbi i Manchesterit, një supergol vendos pjesën e parë të City-United

17:32, 03/03/2024

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Manchesterit mes Cityt dhe United, në “Etihad Stadium”, sfidë e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.

Manchester United e mbylli në avantazh 1-0, me një supergol të shënuar nga Rashford në minutën e 8-të.

Ashtu edhe siç pritej, ndeshja nisi me domimin nga vendasit, që rrezikuan me anë të John Stones, i cili u rrëzua në zonë, por gjyqtari tha se loja duhet vazhduar.

Me gjithë sulmet e Cityt, Marcus Rashford zuri në befasi mbrojtjen e Citizens dhje me një gjuajtje të saktë nga distanca, e dërgoi topin në rrjetë.

Më pas City shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke synuar të shënonte golin e barazimit, por pa sukses në 45 minutat e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco